“Kam besuar gjithmonë dhe vazhdoj të besoj, se çfarëdolloj fati i mirë apo i keq të vijë në rrugën tonë, ne gjithmonë mund t’i japim kuptim dhe ta transformojmë në diçka me vlerë”
“Historia ime nuk është e ëmbël dhe plot harmoni, siç janë historitë e sajuara. Ajo ka marrëzi dhe magjepsje brenda saj, çmenduri dhe ëndërr, ashtu si jeta e të gjithë njerëzve që nuk duan të gënjejnë më veten”
“Qëllimi ynë nuk është të bëhemi njëri-tjetri, është të njohim njëri-tjetrin, të mësojmë të shohim tjetrin dhe ta nderojmë për atë që është”
“Nëse urren një person, ti urren diçka tek ai person, që është pjesë e jotja. Ajo që nuk është pjesë e jona, nuk na shqetëson”
“Mëso çfarë duhet të marrësh seriozisht dhe qesh me pjesën tjetër”
“Ajo që jemi sot buron prej mendimeve tona të djeshme, dhe mendimet tona të tashme ndërtojnë jetën tonë për nesër. Jeta jonë është krijim i mendjes sonë”