Nga Londra në Nju Jork për 11 minuta

avion

Udhëtimi nëpër Atlantik mund të bëhet më i lehtë nëse koncepti për avionin ‘Antipode’ bëhet realitet. Inxhinieri kanadez Charles Bombadier ka projektuar avionin supersonik ‘Antipode’, i cili përdor motorët e raketave për të fluturuar me shpejtësi 20 mijë km/h.

Avioni mendohet të mbajë deri në 10 pasagjerë, dhe të fluturojë nga Londra në Nju Jork për 11 minuta. Kjo shpejtësi është 12 herë më e madhe se ajo e arritur nga Concorde.

Inxhinieri zbuloi në tetor të vitit të kaluar konceptin për avionin “Skreemr”, i cili pretendohej se do të fluturonte nga Londra në Nju Jork për 30 minuta. Tani, si duket Bombadier ka gjetur një zgjidhje më gjeniale si të fluturojë avioni më shpejtë.

Momentalisht është thjesht një koncept, prandaj i duhet lënë kohës për t’u bërë realitet.

 

Pin It