Nga mesjeta tek ne, 10 shpikjet që ndryshuan botën

Mesjeta ka qenë një periudhë jo e gjitha e errët ashtu si na kanë bërë të besojmë. Ka patur periudha të ndërlikuara, luftra, sëmundje, katastrofa klimatike, por duhet ditur se në ato vite u zbuluan një numër gjërash që ndihmuan evolucionin e njeriut në vitet në vazhdim. Ja 10 shpikje mesjetare që ndryshuan botën:

Ora mekanike. Mjetet për të matur kohën kanë qenë të njohura që nga antikiteti, por deri në mesjetë, kur teknologjia lejoi orët meknike, mundën ta matin kohën me më saktësi. Jo vetëm që dihej ora e saktë, por edhe minuta dhe sekonda dhe kjo do të ndryshonte mënyrën, në të cilën njerëzit organizonin ditët dhe oraret e punës sidomos në zonat urbane.

Shtypshkronja.Teknologjia për të shtypur materialet si letra në Kinë u zhvillua në shek XI, por ishte në shek XV, në kapërcyell mes periudhës mesjetare dhe asaj moderne kur gjermani Johannes Gutenberg dhe shtypshkronja e tij filloi një epokë të re në prodhimin e librave në sasi të konsiderueshme.

Baruti. U shpik në Kinë mes shek IX dhe XI dhe nuk vonoi shumë të përdorej tek armët. Mongolët e shpërndanë përmes Euroazisë në shek XIII, çka revolucionarizoi artin e luftës duke vjetëruar një pjesë të mirë të teknologjisë ushtarake.

Mullinjtë e ujit dhe të erës. Mullinjtë u përdorën nga njeriu që në erën neolitike, por ishte në mesjetë kur u bënë shumë popullorë. Në këtë periudhë mesjetare u shpikën forma të reja dhe inxhinierike të mullinjve duke i lejuar popullsisë energjinë e elementeve të natyrës si uji, lumi ose i erës.

Kafeteritë. Zakoni i të pirit kafe lindi në shek XV në gadishullin arabik. Aty dhe në tokat otomane u bënë shumë popullore. Këto prirje do të mbërrinin në Europë në fillim të mesjetës duke ndryshuar jo vetëm mënyrën sesi njerëzit hanin dhe pinin, por edhe duke krijuar mënyra të reja të ndërveprimit social.

Syzet. Nuk jemi të sigurt se kush është shpikësi i syzeve të xhamit, një artefakt që filloi të përdorej në Europën perëndimore në fund të shek XIII. Këto syze lejonin të korrigjoheshin problemet e shikimit duke i bërë një nga shpikjet më të përdorshme mesjetare.

Bibliotekat publike. Biblioteka Malatesta Novello në Cesena, Itali konsiderohet si biblioteka e parë në botë. U hap në 1452 në një ndërtesë që i përkiste komunës së qytetit. Aty lexuesit kishin akses të lirë dhe u lejoheshin konsulta me koleksione librash.

Trarët mbështetës të jashtëm. Një nga shpikjet arkitekturore të arkitekturës gotike të shek XII ishin edhe trarët e mbështetës të jashtëm dhe dritaret e mëdhaja. Kjo risi e ndërtimit do të kishte ndikimin e saj në arkitekturën e kohëve moderne duke lejuar ndërtimin e ndërtesave me hapsira më të mëdha dhe më të gjera.

Paraja letër. Ky koncept njihet dhe daton për herë të parë në shek VII. Ishte një risi shumë e rëndësishme krahasuar me monedhat e bëra me metale të çmuara, ishte më e lehtë transportimi për tregtarët. Megjithatë koncepti i dhënies vlerë të parasë nuk u bë popullor. Mongolët në shek XIII u përpoqën për të futur paranë letër në Lindjen e Mesme, por ishte një dështim. Kartmonedhat do të qarkullonin në Europë nga shek XVII.

Raportori dhe astrolabi. Këto aparate ishin të njohura që nga antikiteti, por gjatë mesjetës astronomët arabë i përsosën. Ishin të aftë të masnin distanca mes dy objekteve dhe u shndrruan në instrumente shumë të përdorshme në astronomi, lundrim dhe tipografi. Më vonë këto instrumente u zëvendësuan nga të tjera shpikje moderne, por koncepti që ishte pas raportorit dhe astrolabit janë ndjekur nga shkenca dhe teknologjia. / bota.al

 

Pin It