Nike prezanton atletet “smart” që lidhen vet

Kompania prestigjioze e veshjeve sportive ka sjell në treg risin e atleteve sportive. Nëpërmjet sportistit me fame botërore Kristjano Ronaldo, NIKE ka prezantuar atletet më të fundit të cilat menjëherë pasi i vesh me një buton shtrëngohen në madhësinë e këmbës. Video që shikoni tregon se si funksionojnë këto atletet. Kompania ka publikuar atletet “HyperAdapt 1.0” të cilat lidhen automatikisht dhe lidhëset përshtaten në varësi të këmbës së personit që i vesh. Atletet janë pjesë e teknologjisë së fundit që kjo kompani ka hedhur në treg. Janë programuar në atë mënyrë që ato të lidhen në mënyrë perfektë, ndërsa do dalin në shitje në fund të vitit. Ndonëse mund të quhet një risi e bukur dhe e mirë nga ana tjetër ato mund të bëjnë që të reflektosh se është rritur dembelizmi i shoqërisë.

Pin It