Profeti (s.a.s) nuk e pati bujtur dhe nuk e pati lejuar kurrë gabimin, as në imagjinatën dhe ëndrrat e Tij. Sepse ky shpirt i veçantë i dashuruar pas Allahut, që është më i Drejti, edhe kur shtrihej për të pushuar në gjumë, i hapte velat drejt asaj bote duke përsëritur këto ajete dhe sure të Kuranit:
“O Zoti ynë! Nëse kemi gabuar, mos na mbaj mëri e mos na ndëshko. O Zoti ynë! Mos na ngarko edhe ne barrë të rënda si ato që u ngarkove atyre që erdhën para nesh. Zoti ynë! Mos na mbaj përgjegjës për ato gjëra që ne e kemi të vështirë që t’i përballojmë!.. Falna ne dhe të metat tona! Ti je Zoti ynë; vetëm Ti mund të na vish në ndihmë, ndaj ndihmona ne kundër mosbesimtarëve!” [Surja Bekare, 286]