Njihni fshatin e çuditshëm të Kinës, banorët jetojnë në shtëpi nëntokësore

Në Kinë gjendet një fshat paksa i çuditshëm, pasi banorët e tij jetojnë në shtëpi të ndërtuara nën tokë. Për herë të parë janë publikuar pamjet mbresëlënëse të filmuara nga droni të fshatit në Kinë.

Dhjetëra tunele në provincën kineze Henan, janë përdorur për të pasur qasje në afro 10 mijë shtëpi të ndërtuara nën tokë.

Edhe sot, afro 3 mijë persona vazhdojnë të jetojnë brenda atyre, edhe pse shumica janë zhvendosur në shtëpi moderne.

Në këto shtëpi që kinezët i quajnë Yaodongs, kanë jetuar 6 gjenerata për më shumë se 200 vite.Megjithatë, kjo traditë në Kinë daton qysh para 4 mijë viteve, ku mijëra banorë preferonin të jetonin në këto shtëpi nëntokësore.

Në shtëpitë në formë katrore të “zhytura” nën tokë, temperatura gjatë dimrit është mbi 10 gradë Celsius ndërsa verës 20.

Ato janë futur në listën e trashëgimisë kulturore nga autoritetet kineze në vitin 2011.

 

Pin It