Një risi interesante vjen nga Japonia. Bëhet fjalë për pantoflat të cilat njësoj si makinat, mund të parkohen vetë, në vendin e duhur tek këpucët.
Një hotel japonez në fakt ua ka vendosur në dispozicion klientëve produkte me teknologji të tilla, si pantofla, tavolina e jastëkët e dyshemeve që rregullohen vetë.
Në pamje të parë, ProPilot Park Ryokan duket si një hotel tradicional japonez, pantoflat të vendosura në rresht në hyrje dhoma tatami të mobiluara me tavolina të ulëta, dhe jastëk mbi dysheme të rregulluara në mënyrë perfekte.
E veçanta e këtyre hoteleve ryokan është se pantoflat, tavolina dhe jastëkët janë të një versioni të veçantë teknologjike autonome, ProPilot Park në Nissan. Kur nuk i përdor mjafton të shtypësh një buton dhe automatikisht ato kthehen në pozicionin e tyre.