Në Tiranë u çel ditën e shtunë panairi i zejtarisë dhe kreativitetit, ndërsa sipas ministrit Blendi Klosi në gjashtë muajt e ardhshëm do të çelet Dhoma e Zejtarisë.
Klosi tha se kjo dhomë synon të mbrojë prodhimin vendas dhe trashëgiminë kombëtare. Ai gjithashtu deklasoi se taksat për bizneset familjare të zejeve do të jenë zero, pra nuk do të ketë taksa për këto biznese.
Sipas tij nuk duhet lejuar shitja e sendeve të impotuara në qendrat historike dhe duhet inkurajuar prodhimin vendas përmes lehtësive financiare.
”Zëri i zejtarëve duhet të jetë i bashkuar. Kështu mbrohet puna e tyre. Është e pafalshme sikundër e papranueshme që në qytetet tona historike, pazaret e reja të tyre, në Shkodër, Korçë, Krujë, Lezhë, Berat, të mos ketë prodhime shqiptare”, u shpreh Klosi.