Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron që të mos mbahen më dorashka për shkak të koronavirusit.
Ky paralajmërim vjen pasi përdorimi i dorashkave mund të rrisë rrezikun e infeksioneve, që nga momenti që mund të ndoten dhe të tjerë mund të prekin të njëjtat sipërfaqe, apo me duart me doreza mund të preket fytyra.
Në njoftimin e OBSH thuhet se, “Në vendet publike si supermarkete, përveç distancimit fizik, rekomandohet vendosja e xhelit higjienizues për duart, në hyrje dhe në dalje”.
Sipas organizatës më të madhe të shëndetësisë, duke përmirësuar praktikat higjienizuese, vendet mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.