Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët, me vranësira mesatare dhe të dendura, ndërsa reshjet e shiut me intensitet të ulët dhe do të jenë prezente në orët e para të ditës në pjesën Jugore dhe pjesërisht atë Qendrore. Më pas do të kemi intervale kthjellimi.
Era do të ketë drejtimin nga Verilindje-Veriperëndimi, me shpejtësi deri në 12 m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri në 25 m/sek. Valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.