Moti sot parashikohet të nisë me kthjellime, por gradualisht pas mesdite vranësirat do të vijnë në dendësim.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu të cilat bëhen prezente fillimisht në zonat bregdetare me intensitet të ulët dhe në orët e pasdites reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 5 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.