Parashikimi i motit, e enjte 30 gusht 2018

Moti këtë të enjte mbetet nën ndikimin e kthjellimeve në të gjithë Shqipërinë. Pas mesditës priten vranësira kalimtare në zonat malore Veriore, duke rrezikuar sërish ekstremin Verior nga shira të izoluar.

Pasditja dhe orët vijuese risjellin dominim të kthjellimeve në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk sjellin ndryshime të ndjeshme si gjatë mëngjesit ashtu edhe në mesditë, duke variuar nga 16- 35°C.

Era do fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në detin Jon dallgëzimi ngjitet në 2 ballë.

Pin It