Vijon pjesa e parë e ditës me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë territorin shqiptar. Sërish orët e pasdites fuqizojnë vranësirat në zonat malore duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtra shiu ndërsa shira të përkohshëm priten në zonat Qendrore të Shqipërisë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por një tjetër rritje të lehtë sjell mesdita duke shënuar maksimalisht 37°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë por mesatare në det, me shpejtësi 35 km/h nga Veriperëndimi ndërsa në det vijon dallgëzimi deri 2 ballë.