Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin, më të dukshme në zonat Jugore-Juglindore.
Ku do të ketë dhe reshje të pakta shiu e dëbore. Pasditja dhe nata vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C në 16°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.