Kthjellime dhe vranësira dominojnë në të gjithë territorin, ku më të theksuara do të jenë në zonat Lindore.
Edhe pasditja do të vijojë me të njëjtën situatë atmosferike ku kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të jenë të pranishme në të gjithë vendin, mundësitë për shira janë thuajse zero.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat e mëngjesit por mesdita do të ruajë vlera konstante të tyre duke ngjitur maksimumin mbi 27°C.
Era do fryjë e mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.
Për pasojë në det gjenerohet dallgëzim mbi dy ballë.