Parashikimi i motit, e martë, 4 dhjetor 2018

 

Gjatë gjithë ditës Shqipëria dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta.

Më të theksuara do të jenë në veri dhe qendër, ku në ekstremin Verior pas mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave lokale duke gjeneruar reshje të dobëta dhe të izoluara. Mbrëmja dhe nata mbeten kryesisht të kthjellëta me vranësira kalimtare në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale nga 1°C në 21- 22°C maksimumi në Jugperëndim.

Era do fryjë e lehtë paradite por mesatare gjatë pasdites, me shpejtësi mbi 30 km/h nga verior ndërsa në det do te gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Pin It