Kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme dominojnë në të gjithë territori.
Më të dukshme paraqiten në Jug dhe Juglindje të vendit por pa rrezikuar reshje.
Pasditja dhe nata vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike ku do të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në të dy lerat ekstremale duke luhatur vlerat ditore nga 1°C mëngjesi në zonat malore deri në 17°C mesdita në Jugperëndim.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30-35 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.