Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me diell. Duke nisur nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Në relievet kodrinore-malore reshjet do të jenë në formën e stuhive, rrebeshëve shoqëruar me breshër. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut 1 deri 15 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 14/28 | Diell shi |
Kukës | 12/28 | Diell shi |
Lezhë | 13/29 | Diell shi |
Dibër | 10/24 | Diell shi |
Durrës | 16/28 | Diell shi |
Tiranë | 17/32 | Diell shi |
Elbasan | 16/30 | Diell shi |
Berat | 14/30 | Diell shi |
Vlorë | 18/28 | Diell shi |
Korçë | 11/24 | Diell shi |
Gjirokastër | 13/28 | Diell shi |
Sarandë | 16/28 | Diell shi |
/e.m/