Si pasojë e ardhje së masave ajrore më të ftohta i gjithë territori i Shqipërisë do të kushtëzohet nga mot i qëndrueshëm.
Gjatë kësaj të mërkure kthjellimet dhe vranësirat kalimtare do të jenë dominante.
Pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë në kushte të qëndrueshme atmosferike me kthjellime dhe vranësira, më të dendura në ekstremin Verior dhe përgjatë kufirit Lindor.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -5 °C në zonat malore deri në 15 °C mesdita në Jugperëndim të Shqipërisë.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior- Verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2-3 ballë.