Territori shqiptar mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta.
Më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Pasditja dhe nata vijojnë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas- hershme por pa rrezikuar reshje.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale duke u luhatur vlerat ditore nga -7 °C në 12-13 °C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.