-Moti sot parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu që në orët e para të 24 orëshit përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim dhe ultësirës perëndimore me intensitet mesatar. Në orët e mëngjesit, reshjet e shiut shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët. Në zonën e Alpeve dhe në verilindje në lartësinë mbi 800 metra parashikohet reshje në formën e dëborës.
Mjegullinë lokale nga reshjet.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8 m/sek. Gradualisht duke nisur nga orët e mesditës era fiton shpejtësi dhe bëhet tepër intensive me shpejtësi që arrin deri në 25-30 m/s përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 6-7 ballë.