Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia me presion të lartë atmosferik me qëndër kryesore të pozicionuar në Europën Verilindore e cila po kushtëzon në vendin tonë temperatura të larta.
E premte, 21 shtator, vendi ynë do të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike pra me kthjellime dhe shtim të vranësirave deri mesatare në zonën e Ultësirës Perëndimore.
Era do të jetë e lehtë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 14/29°C
Zonat e ulëta 16/31°C
Zonat bregdetare 18/30°C