Vijon dominimi i kthjellime dhe vranësirave të lehta në Veri dhe zonat Qendrore.
Por vranësira më të shpeshta do të ketë ekstremi Jugor i vendit.
Pasditja mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në Veri dhe zonat Lindore ndërsa në Jug dhe Qendër mbeten dominante kthjellimet.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten sërish gjatë mëngjesit dhe mesditës, kryesisht në zonat Jugore dhe Qendrore duke shënuar maksimalisht 27°C.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor ndërsa në det gjenerohet dallgëzimi i ulët. /a.y/noa.al