Moti sot parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në orët e mesditës do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët në ekstremet veriore dhe jugore. Në pasdite parashikohet që reshjet e shiut të prekin pjesën më të madhe të vendit dhe marrin karakter shtrëngatash në bregdet dhe qendër, ndërsa në veri me shkarkesa elektrike. Në relievet malore në lartësitë mbi 900 metër, parashikohet reshje të dobëta dëbore.
Parashikohet mjegull / mjegullinë për shkak të reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jug 1-10 m/s, përgjatë vijës bregdetare deri në 20 m/sek, duke bërë që deti të jetë i forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/18 re shi rrufe
Kukës 0/15 re shi
Lezhë 7/18 re shi rrufe
Dibër -1/15 re shi
Durrës 6/20 re shi
Tiranë 7/20 re shi
Elbasan 5/19 Re shi
Berat 3/20 Re shi
Vlorë 4/19 Re shi
Korçë 0/11 re shi
Gjirokastër 2/19 Re shi