Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta dominojnë kushtet atmosferike në të gjithë territorin.
Edhe gjatë pasdites pjesa më e madhe e Shqipërisë mbetet kryesisht me vranësira; kushte atmosferike që do të vijojnë ndikimin e tyre në territor edhe gjatë orëve të natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit ndërsa mesdita nuk pritet të sjellë ndryshime të vlerave termike në territor.
Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.