Pasditja do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike, por ja sa do të ulen temperaturat

 

 

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti në vend për ditën e martë parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare dhe lokalisht deri të dendura. Prej orëve të vona të mbrëmjes, vranësirat do të fillojnë gradualisht të përçahen.

Parashikohen reshje shiu të dobëta dhe lokale në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim 1-10m/sek, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 1-2 ballë.

Pin It