Pasojat e përdorimit të smartphone-ve në orët e vona

 

Telefonat e zgjuar duket sikur na janë bërë pjesë e pandashme e jetës tonë. Është e pamundur të rrimë disa minuta pa kontrolluar Facebookun, Instagramin, Whatsapp-in apo Snap-in.

Një ekip hulumtuesish nga Universiteti Mjekësor i Harvardit ka publikuar një studim mbi efektet që kanë telefonat e zgjuar në organizmin tonë. Nëse në mbrëmje kur shtriheni nuk merrni një libër, por telefonin tuaj atëherë ka pasoja.

Sipas studimit, njerëzit të cilët përdorin telefonat e tyre për një kohë të gjatë kur janë shtrirë kanë vështirësi për të fjetur dhe zgjohen të lodhur në mëngjes.

Drita e emetuar nga telefonat e zgjuar mund të prishë orën tuaj të brendshme biologjike. Drita blu në mbrëmje mund të ngadalësojë ose madje edhe të ndalojë prodhimin e melatoninës, hormon përgjegjës për një gjumë të mirë. Eksperimenti u krye me 12 vullnetarë. Ata lexuan një libër klasik për pesë ditë para se të flinin dhe për pesë ditë të tjera iu dha një iPad.

Studiuesit kanë testuar gjakun e të gjithë pjesëmarrësve, gjaku i vullnetarëve tregoi melatoninë të reduktuar që kontribuon në çrregullimin e gjumit.

Gjithashtu hulumtuesi kryesor, Prof. Czeisler, paralajmëroi njerëzit të përdorin pajisjet elektronike sa më pak para se të shkojnë në shtrat sidomos adoleshentët të cilët nuk mund të shkojnë për të fjetur, pa celularët e tyre.

Pin It