Për të marrë pensionin apo për përfitimet e tjera te Instituti i Sigurimeve Shoqërore janë 6 dokumente që nuk duhet të dorëzohen më. Nëpërmjet një urdhëri të shpërndarë agjencive rajonale, ISSH bën me dije se nuk duhen më certifikatat familjare, certifikatat personale, certifikata e lindjes, certifkata e vdekjes, certifikata e martesës dhe dëshmia e penalitetit.
Këto dokumente specialistët e ISSH-së i gjenerojnë nga sistemi online. Kjo do të thotë se për përfitimin e pensionit të pleqërisë dhe pensionit të reduktuar nuk duhet më asnjë certifikatë.
Pensioni i pleqërisë
Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social; Shtesa do të jetë 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë historisë së tij kontributive; Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.
Pensioni i reduktuar
Kushtet e përfitimit: Personat që kanë periudha sigurimi kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension, sipas tabelës së mësipërme; b) Nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës, ose të vetëpunësuar.
Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë: Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit.
Koeficienti i reduktimit është 0.6 % në muaj. Shëmbull: Nëqoftëse një përfitues kërkon pension të reduktuar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t’i caktohet 24.000 lekë, do t’i zbritet 12 % (që del nga prodhimi i 20 (muaj) që e ka përfituar më shpejt pensionin e pleqërisë me 06 %, që është koeficienti i miratuar).