Një burrë duke ndenjur buzë një liqeni, sheh në ujë një akrep që po përpiqej të dilte prej ujit. Kështu ai vendos që ta ndihmojë duke i zgjatur gishtin akrepit, por ai ia pickon gishtin burrit. Ai ia zgjat përsëri gishtin në përpjekje për ta shpëtuar, por akrepi përsëri e pickon atë.
Një kalimtar që po kalonte aty pranë dhe e pa ngjarjen i thotë: “A nuk e shikon që akrepi vetëm po të pickon? Ç’përpiqesh kot ta shpëtosh?” Por burri i mençur ia kthen: “Të pickuarit, është një cilësi që karakterizon akrepin, ndërsa unë jam njeri dhe kam në karakter dhembshurinë dhe dashurinë. Vetëm pse akrepi është i tillë, të heq dorë unë prej karakterit tim?”