Plazhi i guacka gjendet në pjesën perëndimore të Autralisë, por ndryshe nga plazhet e tjerë ky plazh në vend të rërës është i mbuluar me guacka. Plazhi është i gjatë 110 kilometra dhe është njëri nga dy plazhet e vetme të tilla në botë, që janë të mbuluara plotësisht me guacka.
Shtresa e guackave në disa vende të plazhit është e thellë deri në 10 metra, ndërsa miliona guacka dikur janë shfrytëzuar për ndërtimin e objekteve të afërta, para se ky plazh të vihej nën mbrojtjen e UNESCO-s si pasuri botërore.