1.Ec 10 deri 30 minuta në ditë.
2.Kushtoji 6 orë në ditë gjumit.
3. Kushtoji një kohë ushqimeve shpirtërore (namaz; tesbih; istigfare).
4. Kalo një pjesë të kohës me njerëz të moshuar dhe një pjesë me fëmijët.
5. Ushqehu mirë e shëndetshëm.
6. Pi një sasi të konsiderueshme të ujit.
7. Mos e kalo kohën duke bërë thashetheme.
8. Dije se jeta është shkollë, ndërsa ti je nxënës në të dhe problemet i ngjajnë detyrave matematikore që kanë zgjidhje.
9. Jeta është shumë e shkurtër, mos e shpenzo duke urryer të tjerët.
10. Nuk duhet patjetetër të fitosh në të gjitha dialogjet dhe debatet.
11. Mos e krahaso jetën tënde me jetën e të tjerëve.
12. I vetmi person përgjegjës për veten tënde je ti.
13. Fali të gjithë pa dallim.
14. Sido që të jetë gjendja e mirë apo e keqe, një ditë do të mbarojë.
15. Zilia është humbje kohe.
16. Telefonoji vazhdimisht prindërit.
17. Kur zgjohesh i gjallë e me shëndet në mëngjes, falëndero Zotin.