Mes njerëzve, profetët janë si malet. Ashtu siç janë për tokën malet element i përftimit të qëndrueshmërisë së saj dhe i pastrimit të ajrit, ashtu janë edhe profetët për njerëzit. Prandaj ka ndodhur që malet dhe profetët të përmenden së bashku, në një kauzë të vetme. Noe dhe mali Xhud, Moisiu dhe mali Sina, Muhammedi dhe mali Hira janë nga një shenjë që hapin perden e së fshehtës së kësaj enigme…