“Të gjithë marrin jetë prej FLAKËS që ndrin, asnjë s’kujton ZJARRIN që pat djegur. Sepse POETI nuk rron jetën e vdekur të vet, po jetën e pavdekur të Kombit të vet. Përpara së gjithash është POEZIJA. Ajo formon shpirtin e kombit. Një libër me një roman është një libër bashkëbisedimi, ndërsa një libër me poezi është një libër formimi… Prandaj duhet të shkruajmë poezi jo të mirë, po shumë të mirë, jo të lartë po shumë të lartë, shumë të thellë, shumë të gjerë, që t’i vemë shpirtit të kombit themele… të shëndosha”
Lasgush Poradeci