Puna me orë të gjata para një kompjuteri ka bërë që t’i dëmtojmë sytë pa e kuptuar. Ju nevojiten disa këshilla për t’i mbrojtur ato nga kompjuteri apo telefoni:
-Sfondi përtej ekranit nuk duhet të jetë asnjëherë krejt i errët.
-Nuk duhet të ketë reflekse në ekran.
-Kontrasti dhe drita e ekranit duhet të rregullohen në vlera mesatare.
-Ekrani duhet të jetë rreth 50-60 centimetra larg syve, mundësisht të përdoret filtër për ekranin kundër reflekseve.
-Gjatë punës para kompjuterit është mirë që disa herë në orë të
shkëputet shikimi për rreth një minutë.
-Sytë të rrotullohen në ambientin përreth ose të paktën çdo një
orë të bëhet një pushim prej 15 minutash.