Qeveria, mbrojtje të veçantë për punonjësit e Agjencisë së Sigurisë

Agjent-sekret-ilustrim-650x358

Qeveria ka miratuar një vendim për të mbrojtur punonjësit të cilët marrin pjesë në operacione për sigurinë, ku shpesh përdorin identitet të dyfishtë.

Punonjësit e Agjencisë së Sigurisë që marrin pjesë në operacione të fshehta dhe që u kërcënohet jeta do t’ju ofrohet mbrojtje e veçantë.

Masat për mbrojtjen e veçantë të punonjësve do të jenë, ruajtja fizike, ruajtja e banesës ose e pronës, transferimi si dhe dërgimi jashtë shtetit. “Kriteri kryesor për të përfituar mbrojtje është prania e rrethanave serioze, që rrezikojnë jetën, shёndetin, familjen apo pronën e punonjësit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes apo individit qё merr pjesё nё operacione tё fshehta tё kësaj agjencie”, – thuhet në vendimin e qeverisë. Urdhëri për mbrojtjen e punonjësve të angjencisë së inteligjencës firmoset nga Ministri i Mbrojtjes

 

Pin It