Qyteti i rrënuar Ani – Perandoria që bota e harroi

turqi

Ky qytet ndodhet 45km larg nga qyteti Kars i Turqisë. Prej më shumë se 90 vjet ndodhet i harruar nga njerëzit dhe askujt s’ia merr mendja që dikur këtu mund të kenë lulëzuar perandori të ndryshme, nga Bizantinët, tek Osmanët, Rusët, Selçukët, Gjeorgjianët, Armenët etj. Ndërsa ecën mes rrënojave tingulli i vetëm është ai i erës që ulërin teksa përplaset në muret e lashta.

Vizitorët që kalojnë në qytetin Ani mahniten nga pamjet piktoreske dhe kullat e lashta. Arkeologët dhe aktivistët e ndryshëm po përpiqen të ruajnë rrënojat e braktisura, kundrejt vendeve të tjera më lehtë të vizitueshme. Historianët kanë diskutuar gjatë për rëndësinë e Anit si një qytet mesjetar i harruar dhe tani Ani është në përpjekje për të hyrë në listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore të Unesco-s.

Në shekullin e 11-të Ani mendohet të ketë qenë banuar nga më shumë se 100 mijë banorë. Ai njihet si “qyteti i 1001 kishave”, prej të cilave janë arritur të zbulohen vetëm 40. Po ashtu janë gjetur gjurmë dhe rrënoja të minareve, xhamive dhe faltoreve të ndryshme të kohës së Perandorisë Osmane.

ani-rrenoja

ani

FCKJ4D view of the ancient Armenian city of Ani

aniii

aniiii

aniiiii

aniiiiiii

anikated

anikisha

aniuneso

kishaani

FCKKJ5 walls of the ancient Armenian city of Ani

/BBC/

Pin It