Zviceranët miratuan thjeshtimin e procedurave për natyralizimin e fëmijëve të emigrantëve përmes një referendumi. Populli votoi pro pavarësisht fushatës së të djathës populiste në vend kundër myslimanëve.
“Shumica e votuesve dhe kantoneve zvicerane pranuan propozimin e qeverisë”, thuhet sipas televizionit publik zviceran RTS dhe agjencisë zyrtare të lajmeve ATS.
“Rreth 59 për qind e zviceranëve kanë votuar pro propozimit të qeverisë”, njoftoi institute i sondazheve “gfs.bern”.