Rishikimi i tatimfitimit dhe i pragut të tvsh-së rizgjon bizneset e vogla

Sipas vendimit të miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave do të përjashtohen nga tatimi mbi fitimin të gjithë ato biznese me xhiro vjetore nga 0 – 14 milionë lekë. Vlen të theksohet se deri më tani të përjashtuar ishin vetëm bizneset me xhiro nga 0 – 5 milionë lekë.

Gjithashtu një tjetër nismë që pritet të kthehet në vendimmarrje ligjore është rritja e pragut të tvsh-së nga 2 milionë lekë që është aktualisht në 10 milionë lekë.

Sipas të dhënave që mundëson “Monitor” bizneset që preken nga këto 2 ndryshime të lartëpërmendura, vitin që lamë pas kanë paguar 4.3 miliardë lekë tatimfitim dhe TVSH.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, kjo shifër zë 1.4% të të ardhurave tatimore e doganore që u mblodhën në 2019-n.

Janë rreth 94 mijë biznese të vogla që kanë nga 0 – 5 milionë lekë xhiro vjetore, por këtyre bizneseve pritet tu shtohen edhe 9,305 subjekte të tjera të vogla që pritet të përfitojnë nga këto ndryshime.

Ndërsa rritja e pragut të TVSH-së përjashton 46 mijë biznese nga skema.

Pin It