Roma nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër Hellas Veronës me rezultat 1-1.
Aventura e Luciano Spallettit filloi ashtu siç e kishte lënë Rudi Garcia.
Goli i epërsisë për Romën erdhi nga Radja Nainggolan në minutën e 41-të pas një pasimi të bukur nga De Rossi dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Por, me këtë nuk u pajtuan mysafirët të cilit në minutën e 61-të fal golit të Giampaolo Pazzini nga pika e bardhë barazuan rezultatin dhe arritën të mbanin portën e paprekur deri në fund.
Edhe ndeshja e parë në mes këtyre dy ekipeve kishte përfunduar me rezultat të njëjtë.
Pas këtij barazimi Roma mban vendin e pestë me 35 pikë, ndërsa Verona të fundit me nëntë pikë.