Rritet jetëgjatësia, më shumë persona mbi 80 vjeç

egzlm3jfs2fsl30dgl6p

Popullsia mbi 80 vjeç në Shqipëri është rritur në përqindje duke reflektuar rritjen e jetëgjatësisë dhe plakjen e popullsisë. Personat e grupmoshës mbi 80 vjeç arritën në 64 492 persona në vitin 2015, nga rreth 40 587 persona që ishin më 2005.

Të dhënat statistikore të publikuara nga EUROSTAT, (Zyra e Statistikave të BE-së) në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Moshuarve, tregojnë se përqindja e të moshuarve në vendin tonë arrin në 2.2 % të totalit të popullsisë, nga 1.3 % që përbënte në vitin 2005.

Kjo do të thotë që një në më pak se 20 veta aktualisht në europë është mbi 80 vjeç.

“Një rritje si në numrin e tyre absolut dhe përqindjen në raport me popullsinë e përgjithshme është vërejtur në pothuajse çdo shtet anëtar të BE-së. Rritja e përqindjes së të moshuarve në BE (nga 4.0% në 2005 në 5.3% në vitin 2015), do të thotë se në vitin 2015 një në çdo 20 persona që jetojnë në BE ka qenë i moshës 80 ose mbi. Plakja e strukturës së popullsisë vjen, të paktën pjesërisht, si rezultat i një rritjeje të jetëgjatësisë së jetës, e cila u rrit nga 8.4 vjet në vitin 2004 për 9.5 vjet në vitin 2014”, thuhet në raportin e EUROSTAT.

Sipas gjinisë, EUROSTAT konstaton se femrat përbëjnë rreth dy të tretat e personave të moshuar në BE. Në Shqipëri konkretisht femrat përbëjnë 57.7 % të të moshuarve.

Pin It