Uji është një prej elementëve kryesorë të trupit të njeriut. Ai parandalon shqetësime të ndryshme të organizmit si dhe ndihmon në eleminimin e toksinave, transporton lëndët ushqyese dhe oksigjenin në qeliza; ndihmon në procesin e metabolizmit; si dhe rregullon temperaturën e trupit. Thënë ndryshe uji është një nevojë jetike e jona. Por cila është sasia e ujit, e cila duhet konsumuar nga secili prej nesh?
Më poshtë po ju informojmë me peshën dhe sasinë përkatëse:
– Për 60 kg, çdo ditë duhet të pini 2 litra ujë
– Për 65 kg, çdo ditë duhet të pini 2,1 litra ujë
– Për 70 kg, çdo ditë të pini 2,3 litra ujë
– Për 75 kg, çdo ditë të pini 2,5 litra ujë
– Për 80 kg, çdo ditë duhet të pini 2,6 litra ujë
– Për 85 kg, çdo ditë duhet të pini 2,8 litra ujë
– Për 90 kg, çdo ditë duhet të pini 3 litra ujë
– Për 95 kg, çdo ditë duhet të pini 3,2 litra ujë
– Për 100 kg, çdo ditë duhet të pini 3,3 litra ujë
– Për 105 kg, çdo ditë duhet të pini 3,4 litra ujë
– Për 110 kg, çdo ditë duhet të pini 3,6 litra ujë
– Për 115 kg, çdo ditë duhet të pini 3,7 litra ujë