Serena Leka, shqiptarja që mori çmim të parë në ‘Samitin Botëror të Inovacionit’në Kinë

 

Këto ditë po mbahet në Kinën e largët një nga eventet më të rëndësishëm në botë në fushën e sipërmarrjes dhe inovacionit me fokus ndihmën e sipërmarrjeve të reja dhe startup-eve.

Në Samitin Global të Inovacionit ka marrë një vëmendje të veçantë e reja shqiptare, Serena Leka.

Kompania start up Cellugy, e përfaqësuer nga Leka në këtë event prestigjoz, është nderuar me çmimin e parë në mesin e dhjeterave startupeve.

Serena Leka aktualisht është menaxhere projektesh në departamentin e inxhinierisë dhe inovacionit në universitetin Aarhusit, një universitet lider në botë edhe në fushën biznesit dhe teknologjisë, fushë në të cilën Serena është diplomuar në nivelin master.

Gjithashtu ajo është mësimdhënëse ne fushën e inovacionit pranë departamentit të inxhinierisë.

Leka, e lindur në qytetin e Fushë-Arrësit, ka qenë për disa vite Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit të

Ekselencës në universitetin e Tiranës dhe gjithashtu një aktiviste e zëshme e të drejtave të të rinjve dhe të njeriut në Shqipëri.

Serena nuk është një emër i panjohur, pasi edhe më parë është folur në media për arritjet e saj jashtë kufijve shqiptarë.

Pin It