Sexhadet “Qenza”, vepra të vërteta arti

 

Kompania malajziane “Qenza”, është themeluar nga një çift i ri të cilët e themeluan atë pas përvojës së tyre personale në kërkim të aksesorëve për shtëpinë e tyre kur u martuan. Duke qenë në kërkim të modernes dhe duke ruajtur thelbin e tradicionales, ata hapën kompaninë për prodhimin e sexhadeve të namazit me dizajne të frymëzuara nga ajetet Kur’anore që flasin për natyrën dhe bujaritë e saj. Sexhadet mbi të cilat realizohet kryerja e namazit, janë pjesë e çdo familje myslimane dhe janë kthyer në nje simbol shenjtërie, sepse lidhen drejtpërdrejt me adhurime të larta si namazi apo lexmi i Kur’anit pas namazit, ulur mbi to. Këto qilima drejtkëndore të mbushin me ndjenja të thella të vlerave tradicionalisht të përcjella me kujdes në mënyrë të respektueshme dhe të shenjtë brez pas brezi.

Sexhadet Qenza përfshin diversitetin dhe individualitetin e njerëzve që përdorin ato. Duke i thurur homazhe historisë së lavdishme të civilizimit Islam në epokën e artë të tij, këto sexhade vepra arti, e kanë marrë frymëzimin prej qytetërimeve Islame si Granada. Ato janë vepra arti të pikturuara me dorë dhe të frymëzuara nga ajetet Kur’anore, të cilat mund të përdoren edhe si vend lutje edhe për zbukurim.

Pin It