SHBA nderon jetën dhe veprën e Martin Luther King

Amerikanët në qytetet më të mëdha në SHBA, përfshirë edhe kryeqytetin e vendit, Uashington, kanë festuar dhe kujtuar jetën dhe trashëgiminë e Martin Luther King Jr.

Marshime dhe festa u mbajtën për nder të gjigantit të të drejtave civile në festën kombëtare që mban emrin e tij.

Në Uashington, ecja paqësore dhe parada e Martin Luther King vërshoi nëpër rrugët e qytetit dhe u ndoq nga djali i madh i të ndjerit King, familja e tij si dhe kryetari i bashkisë së Uashingtonit, Muriel Bowser si dhe qindra persona.

Personeli i marinës gjithashtu mori pjesë në festimet, të veshur me uniforma të plota ceremoniale.

Martin Luther King mbahet mend si individi më i rëndësishëm në lëvizjen e të drejtave civile që kërkoi t’i jepte fund segregacionit në SHBA dhe formave të tjera të diskriminimit.

Para vrasjes së tij në vitin 1968, King ishte një avokat i fuqishëm për protestë paqësore jo të dhunshme dhe luajti një rol udhëheqës në disa demonstrata të mëdha, përfshirë bojkotin e autobusëve në Montgomery në vitin 1955 që i dha fund segregacionit në transportin publik të qytetit në Alabama.

Fjalimi i tij në vitin 1963 i njohur si “Unë kam një ëndërr” (”I Have A Dream”), që ishte një thirrje publike për barazi racore, kujtohet ende si një nga adresimet më të mëdha publike në historinë amerikane.

Ai u vra më 4 prill 1968 derisa qëndronte në ballkonin përpara dhomës së tij në një motel në Memfis, Tenesi./  /os/ a.jor.

 

Pin It