Si po e transformon Covid-19 tregtinë me jashtë?

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sipas INSTAT eksportet me Italinë kanë pësuar rënie në krahësim më gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Nga të dhënat e deritanishme marrëdhëniet tregtare të Shqipërisë dominohen nga shteti fqinj me 45.6% të totalit, por goditja që i bëri pandemia Covid-19 ekonomisë Italiane bëri që import-eksportet të orientohen në vende me ekonomi më të qëndrueshme.

Të dhënat e raportit tregojnë se një pjesë e tregtisë me Italinë është zëvendësuar me Gjermaninë.

Në raport me vitin e kaluar importet në vlerë shënuan ulje me vendet që u goditën më së shumti nga pandemia, Kina dhe Italia dhe u rriten me vende të tilla si Gjermania, Turqia, Greqia dhe Rusia.

Në gjashtëmujorin e parë vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Gjermania (14,0 %), Turqia (12,2 %) dhe Mbretëria e Bashkuar (14,5 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (-24,6 %), Kosova (-28,1 %) dhe Spanja (-11,5 %).

Pin It