Si të keni një plakje të shëndetshme ?

 

 

happy-old-couple-8

Kur përmendet fjala plakje nuk mendon gjë tjetër veçse sëmundje, dhimbje që nuk dinë të pushojnë , vizita të pafundme te mjeku dhe plot ankesa.

Sipas  Dr. Zeki Yenidünya plakja nuk është  sëmundje, vetëm një proces rritjeje i cili edhe mund të shoqërohet me sëmundje të ndryshme.

Përballë viteve që rrjedhin, lëvizja, sporti shihet të jetë një nga rrugët e kurimit, ndërsa mungesa e saj ndikon në shkrirjen e kockave, kjo vatër e shumë sëmundjeve të  tjera.

40 minuta sport në ditë do të ishin ideale për damarët e fryrë si dhe për shqetësimet e damarëve në zemër.

“Bëni ushtrime të vazhdueshme me trurin, ushqeheni kujdesshëm, qëndroni larg nga  cigarja, kequshqyerja dhe sëmundja që ka për t’u shfaqur në  moshën 70 vjeçare mund të  shfaqet në  moshën 80 vjeçare.” shprehet Dr.Yenidünya

Sikleti i plakjes nuk vjen vetëm nga sëmundjet, një pjesë e tyre fillojnë të sëmuren edhe nga vetmia. Vëmendja që iu mungon nga fëmijët apo të afërmit e tyre i lodh ata psikologjikisht dhe kështu fillojnë  problemet shëndetësore.

Ndaj për ta parandaluar shqetësimin që vjen nga vetmia duhet të gjendeni  pranë personave të moshuar duke ju dhënë atyre përkrahje shpirtërore, gjë e cila ndikon positivisht edhe në lehtësimin e sëmundjeve fizike.

Pin It