Ushqimet janë kthyer në një burim të alergjive. Ekspertët thonë se nëse fëmijët hanë ushqime si veza, frutat e thata në faza të hershme ata rrezikohen më pak të preken nga alergjitë ndaj ushqimeve.
Kohë më parë, Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandoi që ushqimet alergjike duhet të mbahen larg nga foshnjat derisa të mbushin të paktën 1 vjeç ose dhe më shumë. Por sipas studimit të fundit ky paralajmërim nuk është më i njëjtë.
Studiuesit e punimet tek Revista e Shoqërisë Amerikane e Mjekësisë (JAMA), rishikuan të gjitha të dhënat e lidhura me këtë temë dhe përfshinë 146 studime në analizën e tyre përfundimtare.
Ata gjetën të dhëna që tregonin se ushqyerja me fruta të thata, vezë, peshk etj që në moshë të vogël, rreth 4-11 muaj, ulte rrezikun e zhvillimit të alergjisë ndaj këtyre ushqimeve.