Disa studentë të diplomuar vendosin që të vizitojnë profesorin e tyre. Të gjithë kishin tani punë të mirë, fitonin shumë, por nuk ishin të kënaqur me jetën e tyre. Ankoheshin nga stresi dhe nga angazhimi i tepërt.
Profesori shkon në kuzhinë dhe kthehet me një ibrik të madh me kafe dhe me disa filxhanë të ndryshëm: disa të rinj, disa të vjetër, disa plastikë, disa të kristalit, disa shumë të shtrenjtë dhe disa të zakonshëm.
Ish studentët e tij zgjedhin nga një filxhan. Profesori ju thotë të shikojnë se cilin filxhan kanë zgjedhur. Ata shohin se të gjithë kishin marrë një filxhan të ri ose të shtrenjtë.
Profesori ju thotë: “Problemi juaj është se nuk e kuptoni që rëndësi ka shija e kafes dhe jo sa i shtrenjtë është filxhani me cilin e pini ju atë”.