Smartfonët e rinj Apple deri në 6.5 inch

Kompania lider e smartfonëve Apple, pritet të hedhë në treg 3 Iphonë të rinj me madhësi të ndryshme ekrani, deri në 6.5 inch.

Sipas Bloomberg ende nuk bëhet e ditur data se kur do të hidhen në treg këto smartfonë të rinj por ajo që është e sigurtë është madhësia e ekranit të tyre, gjë kjo e pazakontë për këtë kompani pasi deri më tani ekrani me madhësinë më të madhe është ai i Iphone X me 5.8 inch. Por duket sikur politikat e Apple kanë ndryshuar, 3 smartfonët e rinj pritet të dalin në treg me madhësi ekrani 5.8, 6.1 dhe 6.5 inch (ekrani më i madh për celularë).

Në fakt ky ndryshim ishte bërë i ditur edhe më herët nga analistët e tregut të smartfonëve të cilët paralajmëruan se Apple do të vijë me tre iPhone të rinj këtë vit. Një tjetër detaj që bëhet i ditur është se këto Iphonë do të përdorin Face ID në vend të shenjës së gishtave për zhbllokimin e tyre.

 

Pin It