Eklipsi Diellor vjetor, kur Hëna nuk e mbulon plotësisht Diellin ndërsa kaloi para saj, u pa sot nga Azia në Lindjen e Mesme
Eklipset e quajtura ‘Unaza e zjarrit’ ndodhin çdo vit ose dy herë në vit, megjithatë ato mund të
shihen vetëm nga një pjesë e shteteve dhe mund të kalojnë disa dekada përpara se të përsëritet i njëjti model.
Dukuria ndodhi sot kur në Europë ishte ende errësirë, por agimi kishte zbardhur në ishullin e
Santo Stefano, në detin Tirren, mes brigjeve të Lazios dhe Campanias rreth orës 4:45.
Jo i dukshëm në kontinentin e vjetër, ku dielli lind shumë më vonë, eklipsi u pa qartë nga
Australia në Indi duke kaluar nëpër Filipine, Singapor dhe mbi të gjitha gadishullin Arabik.
Hëna mbuloi rreth 97% të diellit, prej të cilit mbeti një unazë e ndritshme.
Eklipsi tjetër vjetor do të ndodhë në 21 qershor 2020 dhe do të jetë i dukshëm nga Afrika në Azinë veriore.